ShowBiz
17 August 2021
Vjosa Berisha ka një mesazh për gratë që po përballen me kancer: Unë po e vazhdoj jetën njëjtë, duhet ta gjeni forcën

Producentja e njohur Vjosa Berisha mes tjerash ka folur edhe për përballjen e saj me sëmundjen e kancerit.

Ajo në emisionin Natë Vere në T7 ka thënë se është duke e vazhduar jetën e saj njësoj.

Berisha mes tjerash kishte një mesazh për të gjitha gratë që janë duke u përballur me këtë sëmundje.

Ajo tha se duhet ta gjejnë forcën dhe të besojnë se edhe kjo sëmundje mund të shërohet.

“Të gjitha ato gra që janë të sfiduara me kancerin në këto momente,dhe janë duke u përballë me këtë sëmundje, ta gjejnë forcën dhe të besojnë se mund të gjejnë shërim. Nesër mundemi me dalë me na shkelë kerri, nuk i dihet jetës. Fatmirësisht kemi doktorë shumë të mirë. Unë jam duke e vazhdu jetën njëjtë si përpara, duke u ruajt në ushqim, por në aspektet tjera, jam duke e vazhdu punën e të gjitha”, ka thënë Berisha në T7.



Të ndryshme
Më shumë
Oriola Marashi shfaqet ‘topless’ në paraqitjen e radhës, ndërsa befason fansat me figurën trupore31 August 2021
OBRM-PDUKM: Zaev pa u konsultuar me partitë politike kërkon shtyrje të zgjedhjeve lokale21 July 2021
Megan e Kourtney “e kallin rrjetin” me fotot e fundit28 September 2021