Nga Vendi
17 August 2021
Dje në Maqedoni janë aplikuar 18.877 vaksina

Nga MSH thonë se dje janë aplikuar 18.877 vaksina, ndërsa 12.049 e kanë marrë dozën e parë. Gjithsej janë vaksinuar 599.716 qytetarë.

“Në shtet janë aplikuar 1.079.049 vaksina, ndërsa janë rivaksinuar 479.333 qytetarë. Me numrat e fundit 68% e popullatës mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë, 65% e popullatës mbi 65 vjeç e kanë marrë të paktën një dozë, 61% e popullatës mbi 60 vjeç e kanë marrë të paktën një dozë, ndërsa 51% e atyre mbi 50 vjeç, poashtu e kanë marrë të paktën një dozë”, thonë nga MSH.

Ata shtojnë se procesi i vaksinimit zhvillohet në territorin e të gjithë shtetit, me ndërrime të ekipeve mjekësore.

Faqja vakcinacija.mk është e hapur për të caktuar termin për vaksinimin e fëmijëve./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Moti sot në Maqedonin e Veriut31 August 2020
Moti sot në Maqedoninë e Veriut 8 July 2021
Sot mbaron gjendja e jashtëzakonshme, të mërkurën nis fushata zgjedhore22 June 2020