Nga Rajoni
18 August 2021
E gjuan me shishe qelqi në ballkon një vajzë, pastaj i shkon te dera dhe e kërcënon

Një vajzë në Prishtinë ka lajmëruar policinë pasi që një person i panjohur e ka gjuajtur me shishe qelqi në ballkonin e saj, raporton Gazeta Express.

I njëjti më vonë sipas policisë i ka shkuar te dera dhe ka përdorur fjalë kërcënuese ndaj të njëjtës.

I dyshuari është parë nga policia duke e lënë një thikë në një ulëse.

Pastaj ai ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Prishtinë 17.08.2021-20:45. Viktima femër kosovare, ka njoftuar se një person i njohur ka gjuajtur në ballkonin e saj dy shishe qelqi dhe më pas i kishte trokitur në derë duke përdorur fjalë kërcënuese ndaj saj. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë parë të dyshuarin në një largësi i cili ka lënë një thikë në një ulëse dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Thika është sekuestruar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është nën hetime”, thuhet në raport të policisë./GazetaExpress/



Të ndryshme
Më shumë
Mali i Zi me rregulla të reja Anti Covid, ja çka duhet të dini nëse po planifikoni të udhëtoni aty20 August 2021
Tragjedia në Tetovë, Qeveria shpallë 3 ditë zie në të gjithë vendin 9 September 2021
Dafina Zeqiri: N’vend se me ja mshel gojën fmisë me telefon, kape edukoje26 August 2021