Nga Rajoni
19 August 2021
Qeveria ndaloi dasmat, por jo edhe koncertet e festivalet në ambiente të hapura

Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka miratuar masat e reja për të luftuar COVID-19.

Pos tjerash në këtë vendim thuhet se nga data 20 e këtij muaji ndalohet organizimi i dasmave dhe ahengjeve.

Në pikën 16 të këtij vendimi theksohet se ndalohet veprimtaria e klubeve të natës, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës.

Ndërkohë që Qeveria nuk ka ndaluar organizimin e tubimeve shoqërore në ambiente të jashtme, si festivalet e koncertet.

Vendimi parasheh se këto tubime mund të organizohen vetëm nëse klientët/pjesëmarrësit posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme:
17.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19;
17.2 Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;
17.3 Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të
antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;
17.4 Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.



Të ndryshme
Më shumë
Shfrytëzonte vajza për prostitucion, ish-konkurrenti i ‘Përputhen’ publikon mesazhet: Jam ai i arrestuari16 March 2022
Kreu i PDSH-së Thaçi synon postin e zëvendëskryeministrit në Maqedoni24 June 2020
Në një fshat të Maqedonisë u votua në stallën e gomerëve21 October 2021