ShowBiz
19 August 2021
Menaxheri i Taynës thotë se do të lajmërohet vet në Polici porsa të kthehet në Kosovë

Biznesmeni Rinor Hykolli po kërkohet nga Policia nën dyshimin se ka kryer veprën penale – lëndim i rëndë trupor.

Në lidhje me këtë çështje ka kontaktuar me Hykollin, i cili ka thënë se do të lajmërohet në Polici porsa të kthehet në Kosovë, duke e shpjeguar rastin për të cilin Policia i është vënë pas.

“Nuk ka të bëj asgjë me atë punë, një djalë e ka paraqitur këtë rast dhe nuk jam i përfshirë. Unë jam paraqitur vet në polici, jam intervistu 3 orë m’i kanë marrë të dhënat dhe më kanë liruar. Pas pesë dite më kanë thirrë prapë me shku me dhanë intervistë dhe u kam kërku shpjegim pasi që jam i angazhuar me koncerte në Ulqin dhe më kanë thënë që kam fletë-arrest dhe kur e kam marrë vesh kam thënë se kanë me m’ dërgu në mbajtje dhe nuk jam lajmëru më”, citohet të ketë shpjeguar Hykolli në një bisedë përmes telefonit.

Ai ka shtuar tutje se posa të kthehet në Kosovë do të lajmërohet vet në Polici.

Policia e Gjilanit ka njoftuar sot se është vënë në kërkim të biznesmenit dhe menaxherit të këngëtares Tayna, Rinor Hykollit.

Sipas njoftimit të Policisë, Hykolli po kërkohet nën dyshimin se ka kryer veprën penale – lëndim i rëndë trupor. Tutje Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar të dyshuarin.



Të ndryshme
Më shumë
Historike në Maqedoni, vetëm një i infektuar me COVID-19 për 24 orë 7 June 2021
Tensionet në Egje! Turqia e vendosur për gaz dhe naftë: Na lejohet ti fundosim grekët 8 August 2020
Tetëmbëdhjetë raste të reja me COVID-19 në Kërçovë11 August 2020