Nga Rajoni
20 August 2021
Raka, qytetarëve: Mos përdorni antibiotikë kundër COVID-19 edhe nëse ju përshkruan doktori

Mikrobiologu Lul Raka ka thënë se përdorimi i antibiotikëve kundër COVID-19 ka qenë problem edhe në Kosovë por edhe në botë.

Ai u ka bërë thirrje të gjithëve që të mos përdorin antibiotikë për ta luftuar coronavirusin.

“COVID-19 shkaktohet nga virusi dhe antibiotikët nuk kanë kurrfarë efekti në parandalimin e tij. Nuk jepen antibiotikët”, është shprehur ai.

“Këto ditë do të dalë udhërrëfyesi klinik për trajtimin e COVID-19 ku një kapitull i është kushtuar coronavirusit. Antibiotikët janë marrë kotë për ta trajtuar COVID-19. Antibiotikët jepen nëse të njëjtën kohë ke infeksion bakterial. Mos përdorni antibiotikë edhe nëse ju përshkruan doktori”, ka thënë Raka.



Të ndryshme
Më shumë
‘’Boll se të nxora nga shtëpia’’, Argjira zbulon mbështetjen e vjehrrës në zënkat me Gracianon17 September 2021
Paralajmërimi i fortë i kreut të PDSH-së: ..mund të rikthehet konflikti 1 July 2020
Komisioni Evropian nuk e komenton dorëheqjen e Zaevit, kërkon që vendi të vazhdojë me reformat 2 November 2021