Nga Vendi
3 July 2020
OJQ-së “Civil” me kritika për mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore

Ashpër dhe në mënyrë agresive, pa respektimin e masave kundër virusit korona. Ky është vlerësimi i OJQ-së “Civil” për javën e parë të fushatës zgjedhore, ku monitorimi ka treguar se dezinformatat dhe shpifjet kanë qenë armët kryesore të partive. Manipulimi më i madh është konstatuar nëpër rrjetet sociale ku nga profile anonime të Facebook-ut shpërndahen mesazhe me gjuhë të urrejtjes, jo vetëm për kundërshtarët politik, por edhe për gazetarë, aktivistë dhe profesionist të fushave të ndryshme.

Shohim se janë disa struktura të caktuara politike të cilat nuk brengosen për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut. Është fakt i hidhur, por realiteti është ky. Kemi fushatë agresive dhe të ashpër ku nuk zgjidhen as fjalët e as mjetet”-tha Xhabir Deralla- “Civil”.

Thuajse të gjitha partitë kanë pasur aktivitete promovuese partiake para nisjes së fushatës.

Monitorimi ka regjistruar gjithsej 20 ngjarje të këtilla, prej të cilave nëntë kanë qenë tubime publike kurse i kanë organizuar LSDM, BDI, VMRO DPMNE dhe ASH”-pohoi Dijana Tahiri “Civil”.

“Civil” ka vërejtur edhe një varg rastesh të keqpërdorimit të burimeve publike dhe sjellje korruptive të partive në fushatë./alsatM



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 88-të19 July 2021
Moti sot në Maqedoninë e Veriut27 September 2021
Me të pasmet jashtë, Arta djeg rrjetin me foto përvëluese 5 September 2020