Nga Vendi
20 August 2021
Konkursi për regjistruesit rajonal është i hapur deri më 25 gusht

Të gjithë kandidatët e interesuar për regjistrues rajonalë mund të aplikojnë në aplikacionin online të disponueshëm në www.stat.gov.mk dhe popis2021.stat.gov.mk deri më 25 gusht.

“Meqenëse testimi i kandidatëve të regjistruar deri më tani do të bëhet më 19 dhe 20 gusht, për të gjithë kandidatët e regjistruar në periudhën nga sot (18.08.2021) deri më 25 gusht, do të organizohen testime shtesë”, thonë nga Enti Shtetëror për Statistika.

Listat e kandidatëve të regjistruar deri më tani dhe informacioni për kohën dhe vendin e testimit publikohen në komisionet e rajoneve të regjistrimit.

Kontaktet me këto komisione dhe informacion shtesë në lidhje me testimin janë në dispozicion në lidhjen: https://popis2021.stat.gov.mk/PopisniReoni.aspx



Të ndryshme
Më shumë
U vra nga talibanët, dalin pamjet e fotografit të Reuters, pak para se të gjymtohej dhe të shtypej me makinë25 August 2021
Në SHBA nga Covid-19 deri më 1 dhjetor mund të vdesin 300 mijë persona 8 August 2020
E bukur dhe seksi, Angela Martini provokon nga pishina me bikini 1 September 2020