ShowBiz
20 August 2021
Pasi u ndaluan koncertet, Shkurte Gashi nis pushimet me bashkëshortin, Albert Limanin

Pas një sezone të ngjeshur me koncerte, Shkurte Gashi ka gjetur pak kohë për t’u relaksuar.

Këngëtarja së bashku me bashkëshortin e saj, Albert Limanin kanë nisur pushimet, derisa si destinacion kanë zgjedhur Ulqinin, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

Ka qenë vet Shkurte Gashi ajo e cila ka publikuar fotografi së bashku me Albertin në pishinë.

Shkurte Gashi dhe Albert Limani ka pak muaj që janë bërë prindër për herë të parë, ku këngëtarja solli në jetë një djalë, por që ajo ka zgjedhur ta mbaj larg syrit mediatik.

Në muzikë, projekti i saj i fundit mban titullin “Jetën Tënde” në bashkëpunim me Brunon.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Janë aplikuar mbi 1.5 milionë vaksina, 44 përqind e popullatës së rritur janë rivaksinuar 8 October 2021
Ziberi: Ndihmë shtetërore deri në 20.000 euro për të rinjtë për të ble apartamente dhe shtëpi 2 July 2020
Andi konfirmon ndarjen nga Melisa: Marrëdhëniet janë si xhami, ndonjëherë është më mirë…19 August 2021