Nga Rajoni
20 August 2021
Kryeministri i Shqipërisë, Rama iu bën thirrje qytetarëve të vaksinohen: Deri tani mbi 1 milion e 350 mijë vaksinime të kryera

Kryeministri, Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të Shqipërisë që të vaksinohen, pasi sipas tij, situata e pandemisë me variantin e ri të coronavirusit po i shqetëson seriozisht të gjitha vendet.

Rama në një postim në rrjetin social Facebook kërkon prej të gjithëve akt moral e qytetar për mbrojtjen e shëndetit.

“MIRËMËNGJES

Dhe me ftesën për çdo qytetar për të shfrytëzuar deri në fund muajin e hapur të vaksinimit, pasi situata e epidemisë në vend me variantin e ri të koronavirusit, i cili po shqetëson seriozisht të gjitha vendet, kërkon prej të gjithëve një akt moral e qytetar për mbrojtjen e shëndetit, po edhe të të tjerëve, ju uroj një ditë të mbarë

vaksinimi ndaj #Covid19 bëhet në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe në pikat e vaksinimit të përqendruar.

Deri tani mbi 1 milion e 350 mijë vaksinime të kryera”, shkruan Rama. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Të shtëna me armë zjarri në dasmë, arrestohet 27 vjeçari nga Çairi 6 August 2021
Moti me diell dhe vranësira mesatare, temperatura deri më 36 gradë11 July 2020
Filipçe: Për momentin nuk planifikohen masa të reja kufizuese 4 October 2021