Nga Vendi
23 August 2021
MPB Maqedoni: 648 gjoba për vozitje të shpejtë

Ministria për Punë të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (22.08.2021) në periudhën prej orës 15:00 deri në orën 20:00, kanë kryer kontroll të intensifikuar të aksionit në territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe sesa e lejuara.

Nga MPB thonë se në këtë periudhë janë gjobitur ku 648 shoferë, prej të cilëve 78 kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa 13 lëviznin me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

“332 shoferë tejkaluan kufirin e shpejtësisë në zonë të populluar, ndërsa 316 jashtë vendbanimeve të populluara. Kontrollet e intensifikuara të veprimit vazhdojnë në ditët në vijim. Ne u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Tigri ha 41-vjeçarin në tualet, i gjenden vetëm rrobat dhe të brendshmet e përgjakura23 August 2021
Xhambaski: Maqedoni mund të bëhet anëtare e BE-së kur të bëhet shtet normal 6 July 2021
Daçiq del kundër Beçiqit, shkak është njohja e pavarësisë së Kosovës21 June 2021