Nga Bota
23 August 2021
LGBT në Afganistan: Të vra*sin në vend!

Ndërkohë që e gjithë bota i ka dhënë hapësirë situatës së vështirë të qindra dhe mijëra familjeve në Afganistan dhe përkeqësimit të gjendjes së femrave, BBC ka sjellë dëshminë e një djali gay, të cilin e ka pagëzuar me pseudonimin Abdyl. Ai tregon se para se të vinin talebanët, jeta në Afganistan ishte në rrezik, nëse do të kishte treguar preferencat sek*suale njeriut të gabuar. Mund të përfundonte në bu*rg, sipas ligjeve afgane, por tani që erdhën talebanët “të vra*sin në vend” ka treguar ai.

Herën e fundit që ata ishin në pushtet në Afganistan, Abdyli 21-vjeçar nuk kishte lindur. “Kam dëgjuar prindërit dhe më të moshuarit, tregon ai, kemi parë edhe filma. Tani është sikur jemi brenda një filmi”.
Këtë javë, Abdyli thotë se supozohej të bënte provimet e universitetit, më parë dilte për drekë më shokët, madje kishte edhe një të dashur që e kishte njohur në një pishinë.



Të ndryshme
Më shumë
Sot fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale në Maqedoni27 September 2021
E neveritshme: Këngëtari pi nga këpucët e dasmorit, për një bakshish të majmë17 August 2021
Këngëtarja shqiptare tregon se a do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”20 August 2021