Nga Vendi
23 August 2021
A do ta përkrahë LSDM kandidatin e BDI në Kërçovë? Ja si përgjigjet Zaev

Fushata për zgjedhjet lokale dita ditës po nxehet. Partitë politike po shpalosin kandidatët e tyre që do t’i prijnë garës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Kujtojmë që më 22 korrik 2021 kreu i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, u dakorduan për bashkëpunim në zgjedhjet lokale.

Por mbetet e paqartë mbështetja për kandidatin e Kërçovës nga radhët e BDI-së. Për këtë, TV21 e pyeti kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, nëse do ta përkrahë kandidatin e BDI-së në Kërçovë apo LSDM-ja do të garojë me kandidatin e vetë, por Zaev nuk dha përgjigje konkrete, duke shtuar se ditën e martë do të deklarohen për këtë çështje.

“Ditët e ardhshme do të miratohet vendimi në LSDM. Ku unë me sekretarët dhe zëvendësat do të japim deklarata për këto pyetje. Nuk do të doja këtu të jap përgjigje për këtë.

Për këtë pyetje të martën do t’ju japim përgjigje”, u përgjigj Zaev në pyetjen e TV21.

Nderkohe dite me pare nje interviste per gazeten LAJM, zv.kryeministri i parë Artan Grubi tha se LSDM-ja do ta mbeshtete kandidatin e BDI-se ne Kercove.



Të ndryshme
Më shumë
Spasovski e falënderon Serbinë: Si shtet nuk jemi vetëm 4 August 2021
Shërohen 31 pacientë nga COVID-19 në Tetovë, mbeten edhe 292 raste aktive13 July 2020
Rama komenton nga Vjena vendimin e Greqisë për shtrirjen detare28 August 2020