Nga Bota
24 August 2021
‘Hapni këmbët’: Interneti fiksohet me gafën e ministrit

Një ngatërrim fjalësh bëri që interneti të merrej me gafën e ministrit përgjegjës për Covid në Zelandën e re, Chris Hipkins.

Në një konferencë për mediat të dielën, Hipkins po përditësonte vendin për rritjen e rasteve të Covid dhe u bëri thirrje njerëzve që të distancohen kur dalin jashtë dhe të “hapin këmbët”.

Drejtori i përgjithshëm i shëndetësisë, Dr. Ashley Bloomfield, qëndronte pranë Hipkins në podium dhe ngriti vetullat teksa e dëgjoi atë të thoshte “hapni këmbët”.

Zelanda e Re aktualisht është në një izolim mbarëkombëtar si përgjigje ndaj variantit Delta. Më vonë, Hipkins tha se në vend të “spread their legs” (të hapin këmbët) ai e kishte fjalën për “stretch their legs” (të bësh një shëtitje të shkurtër pasi je ulur në një vend për pak kohë).

“Të gjithë do të argëtohen më vonë” tha ai për mediat.

Padyshim që gafa nuk u shpëtoi njerëzve, të cilët menjëherë nisën hashtagun #spreadyourlegs.



Të ndryshme
Më shumë
Videoja nga shpërthimi i zjarrit në Qendrën Covid nuk është në Tetovë10 September 2021
Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut27 July 2020
Mbi 697 mijë qytetarë janë rivaksinuar në Maqedoni22 September 2021