Nga Vendi
3 July 2020
Lëvizje e emigrantëve nga ana greke në kufirin me Maqedoninë e Veriut

Një grup i madh i emigrantëve është vërejtur në qytetin grek Polikastro në afërsi të kufirit me Maqedoninë e Veriut, shkruan portali informativ i Selanikut “Voria”, dhe publikoi video të grupit se si lëviz paralelisht me hekurudhën, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Portali shtoi se ekzistojnë raste edhe kur emigrantët vendosin tenda në afërsi të kufirit, duke pritur mundësi ilegalisht të dalin nga Greqia.

Prefekti i komunës Peania Kostas Sionidis për “Voria” konfirmon se ekziston lëvizshmëri dhe thotë se situata përkujton në atë të vitit 2015.

“Ekziston valë e rritur e vazhdueshme e njerëzve drejt Idomenit. Frikohemi se rrethanat aktuale mund të sjellin në situatë të ngjashme me atë të vitit 2015”, thotë prefekti i Peonia, Kostas Sionidis.

Sipas informatave të korrespondentes së MIA-s nga Athina, nuk bëhet fjalë për dukuri të re, por në mënyrë periodike në afërsi të kufirit tonë, vërehen grupe më të vogla të emigrantëve ose individë, në përpjekje për të gjetur mënyrë ilegale të dalin nga Greqia./MIA



Të ndryshme
Më shumë
OBSH parashikon 236 mijë vdekje të tjera në Evropë nga Covidi deri në dhjetor30 August 2021
Zaev nuk mund të besojë që partitë opozitare shqiptare bashkëpunojnë me VMRO-në22 October 2021
OBRM-PDUKM: Gabimet e Zaevit në energji u kushtojnë qytetarëve 15 milionë euro në muaj26 October 2021