Nga Rajoni
24 August 2021
Hasmëria mes familjes katolike dhe myslimane / Hoxhë Kryeziu: Falësi tha e kam një kusht

Hoxhë Xhevat Kryeziu ka rrëfyer për një hasmëri mes një familjeje myslimane dhe katolike, të cilën ai me bashkëpunëtorë kishin shkuar që ta shuanin. Në rrëfimin për Pressing, Kryeziu ka thënë se familja katolike kishte vrarë djalin e një familjeje myslimane dhe si pasojë ishte zhvendosur në Kroaci.

“Prej disa rasteve një po e ilustroj, ishte rasti i vrasjes së dy familjeve nga besimi katolik dhe mysliman. Pala katolike kishte vrarë atë të besimit mysliman. Pala katolike pas vrasjes ka shkuar në Kroaci sepse është frikësuar nga gjakmarrja”, ka treguar ai.

Por kishte ndodhur diçka. Familja që e falte gjakun, kishte një kusht, nga i cili Kryeziu ishte frikësuar se do të ishte i patejkalueshëm dhe e kishte lutur që gjakun ta falte pa kushte.

Mirëpo, i zoti i shtëpisë kishte insistuar që ta tregonte kushtin e tij për ta falur gjakun.

“Familja që falte, tha e kam një kusht. Ne menduam që kushti ishte i pakapërcyeshëm dhe i thamë mos vendos kushte. Ai tha që vëllait që po ia fal gjakun, e kam kusht që ai të kthehet nga Kroacia në Kosovë e mos me u zhdukë, se na duhet kombi e atdheu”, ka rrëfyer Kryeziu.

Në fund kishte dalë që kushti ishte fisnik dhe ai që falte kërkonte edhe kthimin e familjes shqiptare nga Kroacia në atdheun e saj.



Të ndryshme
Më shumë
Shqipëri, 14 të vdekur dhe 753 raste të reja me coronavirus 8 December 2020
Nikolla: Këshilli i Evropës do të mbetet i paplotë derisa të pranojë Kosovën22 October 2021
A mund të pësoni sulm në zemër nga mungesa e parave? 6 July 2021