ShowBiz
24 August 2021
Lajm i bujshëm: Luana Vjollca largohet nga Top Channel pas 15 vitesh

Është padyshim prezantuesja më e ndjekur shqiptare, e cila tashmë është shndërruar në një brand me projektet e saj të njëpasnjëshme dhe jashtëzakonisht të suksesshme.
Bëhet fjalë për Luana Vjollcën, e cila për publikun u bë e njohur si prezantuese ku vazhdon të mbajë primatin, e për të vazhduar me këngën dhe bizneset jashtë botës së ekranit.

Sipas burimeve të afërta GazetaExpress mëson se prezantuesja i ka dhënë fund bashkëpunimit me televizionin e njohur. Arsyet që dërguan deri në prishjen e kontratës mes tyre nuk dihen ende por gjasat janë që shoun e saj që jemi mësuar ta shohim çdo shtator, ta ndjekim nën logon e ndonjë televizioni tjetër.



Të ndryshme
Më shumë
Shtabi Qendror i Krizës jep dritë jeshile hapjes së kufijve23 June 2020
LSDM: Në fund të mandatit do të kemi 20.000 denarë pagë minimale dhe 34.000 denarë pagë mesatare30 August 2020
Maqedoni: Nga nesër kafenetë dhe restorantet edhe në hapësira të mbyllura25 June 2020