Nga Rajoni
24 August 2021
Momenti kur u kap Dardan Krivaqa

Është arrestuar i dyshuari kryesor i vrasjes së 18-vjeçares, M.O, Dardan Krivaqa, raporton Gazeta Express.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, njofton se është arrestuar i dyshuari për ‘’Vrasje të rëndë’’. Vrasja e rëndë, ka ndodhur me datën 22.08.2021 në Ferizaj, ku humbi jetën 18 vjeçarja M.O (F/K) . Ai po shoqërohet në polici”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dardan Krivaqa është i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, M.O, që të dielën është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt.

I arrestuar si i dyshuar për këtë rast është edhe Arbër Sejdiu që është arrestuar dy ditë më parë.

Krivaqa, emër i njohur për policinë ishte në kërkim tash e dy ditë.

Varrimi i të ndjerës, M.O do të bëhet sot, ndërkaq, babai i saj ka bërë të ditur se bija e tij ishte e frikësuar nga Krivaqa dhe nuk kishte guxuar të ju tregonte për telashet që i kishin pasur.

Sipas njoftimit të prokurorisë, Krivaqa është arrestuar sot rreth orës 12:05.

 “Prokuroria Themelore në Ferizaj, , njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj,  sot rreth orës 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D,) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë për Express.



Të ndryshme
Më shumë
Pamje pas shuarjes së zjarrit në Koçani, dëme të mëdha materiale 3 August 2021
Masat e reja, qendrat tregtare presin ulje të fitimit deri në 50%27 August 2021
Dy të hospitalizuar në Tetovë me dozën e dytë, 23 të hospitalizuar nga Covid-19!24 September 2021