Nga Rajoni
24 August 2021
Kurti nga varrimi në Ferizaj: Duhet të sjellim drejtësi që Marigona të prehet në paqe

Kryeministri Albin Kurti po merr pjesë në varrimin e 18 vjeçares Marigona Osmani në Ferizaj që u vra të dielën.

Ai ka thënë se sot ka shumë pikëllim dhe zemërim në gjithë Kosovën, njofton Klan Kosova.

“Jeta e një vajze të re 18 vjeçare është këputur nga një vrasje mizore. Para një orë e gjysmë, i dyshuari për vrasjen që e tronditi mbarë Kosovën është arrestuar dhe tash duhet të ketë gjykim të drejtë dhe dënim të merituar”.

Për të dyshuarin Dardan Krivaqa, Kurti tha se ai edhe më parë ka pasë precedent penal edhe prej viteve të mëhershme dhe vepra të shumta që ka shkelë ligjin, duke thënë se kjo tregon se sa shumë punë kanë përpara në përmirësimin e sistemin e drejtësisë që të punojë pa vonesa dhe të ndëshkojë keqbërësit.

“Qeveria jonë prej fillimit ka ndërmarrë iniciativën për infrastrukturë ligjore që të mos na përsëritën kurrë këto raste”.

“E di që mërzinë, dhimbjen dhe pikëllimin e keni të pashmangshëm, por duke u pikëlluar nuk do të mundim asnjë prej nesh që ta ngjallim Mrigonën. T’i mbani kujtimet më të mirë, që me siguri i keni të panumërta, që të angazhohemi bashkë që raste të tilla të mos e godasin kurrë më popullin tonë dhe familje tonë. Për t’u pre e qetë Marigona duhet të sjellim drejtësi për të dhe për të gjithë viktimat tjera”.



Të ndryshme
Më shumë
Është liruar nga paraburgimi këngëtarja Fjolla Morina15 September 2021
Ekspertët: Idetë e BDI-së, premtime parazgjedhore 6 July 2020
Selami me qëndrim ndryshe nga Zaev për regjistrimin e popullsisë23 September 2021