Nga Vendi
24 August 2021
Gostivar, mbi 1.000 persona janë në karantinë

Policia e Gostivarit vetëm për këtë muaj do të përgatiten 57 kallzime penale për po aq persona për mos respektim të izolimit. Kjo u bë e ditur nga Gazi Abdurahimi, Komandat i Stacionit Policor në Gostivar gjatë mbledhjes së Shtabit të Krizave. Nga ana tjetër, ai theksoi se qytetarët përgjithësisht i respektojnë rekomandimet e institucioneve kompetente.

“70 deri 80 % e qytetarëve i respektojnë masat, ndërsa policia vazhdon me kontrollet te personat të cilët janë të infektuar por në trajtim shtëpiak dhe ata në vetë-izolim. Kemi rreth 1000 persona aktiv të infektuar në Komunën e Gostivarit, Vrapçishtit dhe atë të Mavrovë-Rostushë”, tha Komandanti i Stacionit Policor të Gostivarit, Gazi Abdurahimi.

Sipas të dhënave nga statistikat e SPB-Tetovë në rajonin e Pollogut numri i personave me vendim për izolim nga Insektoriati Shtetëror Sanita dhe Shëndetësor, së bashku me ditën e sotme, është 1.386 persona në Tetovë dhe 1.038 në Gostivar.

“Në Gostivar ka 642 persona pozitiv dhe 86 në vetë-izolim, në Komunën e Vrapçishtit ka 137 raste pozitive dhe 15 në vetë-izolim, në Rotushë ka 58 persona pozitiv, 8 në vetë-izolim, Mavrova ka 8 persona pozitiv dhe 1 në vetë-izolim dhe Çegrani ka 79 persona pozitiv, 3 janë në vetë-izolim”, deklaron më tej Komandanti i Stacionit Policor të Gostivarit, Gazi Abdurahimi.

Zyrtarët policor dje dhe sot kanë kontrolluar 986 persona në izolim në territorin e Gostivarit, i cili përfshi pos Komunës së Gostivarit edhe atë të Vrapçishtit dhe Mavrovë-Rostushë.



Të ndryshme
Më shumë
MPB Maqedoni: Është gënjeshtër që nuk ka pasaporta28 June 2021
Artistët kombëtar bëjnë thirrje për unifikim rreth kryeministrit shqiptar (VIDEO)10 July 2020
Maqedoni: Katër viktima dhe 198 raste të reja me Covid-19, shërohen 97 pacientë15 July 2020