Nga Vendi
24 August 2021
Certifikatë të Kovid-19 gjatë hyrjes në Maqedoni, definohen detajet e kalimit në kufi

Në seancën e sotme të Qeverisë janë definuar detajet për vendimin që nga 1 shtatori, Maqedonia e Veriut të vendosë kushte në kufij, për hyrje në vend.

Sipas vendimit të miratuar sot, nga 1 shtatori 2021 shtetasit e vendit dhe të huaj do të mund të hyjnë në territorin e Maqedonisë së Veriut nëse paraprakisht në vendkalimet kufitare tregojnë:

– Certifikatë/vërtetim për imunizim të kryer (vaksinim) të virusit SARS-CoV-2, gjegjësit pranim i më së paku dy dozave të vaksinës kundër sëmundjes ngjitëse Kovid-19, apo
– Certifikatë/vërtetim për Kovid-19 të kaluar në 45 ditët e fundit, duke e konsideruar ditën e shërimit, apo
– Vërtetim mjekësor për test negativ PCR të kryer në 72 orët e fundit para hyrjen në territorin e Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21.

Siç sqarojnë nga Qeveria, për shtetasit tanë të cilët kthehen në vendin tonë pas 1 shtatorit, kurse nuk kanë test PCR apo vërtetim për pranim të vaksinës apo se kemi kaluar Kovid-19, do të caktohet masa e karantinës prej 7 ditësh – izolim shtëpiak me vendim të Inspektoratit Shtetëror Sanitar – Shëndetësor.

Shtetasit e huaj, sipas vendimit, të cilët transitojnë nëpër Maqedoninë e Veriut do të mund ta bëjnë këtë në afat prej 5 orësh me deklaratë të nënshkruar paraprakisht në hyrjen e vendit të cilën duhet ta tregojnë para kontrollit kufitar në dalje të shtetit./TV21



Të ndryshme
Më shumë
Rosoman: Ishte pozitiv me COVID-19 dhe shkoi për të votuar17 October 2021
Në Tetovë pak qytetarë e përdorin transporti publik29 August 2021
Shkupi e shënon 13 Nëntorin – Ditën e çlirimit13 November 2020