ShowBiz
25 August 2021
Beyonce pozon me diamantin 128.54 karatësh që e kanë bartur vetëm katër femra

Beyonce është vetëm personi i katërt që e mban diamantin e famshëm të verdhë Tiffany dhe ajo e bëri këtë në fushatën e fundit të markës, duke ndjekur shembullin e Audrey Hepburn, e famshmja e parë që mbajti xhevahirin kult në posterin për filmin “Breakfast at Tiffany’s”, të njëjtin e vendosi edhe Lady Gaga në ceremoninë e Oscar të vitit 2019.

Këngëtarja dhe burri i saj, Jay-Z, janë yjet kryesorë të fushatës së markës Tiffany, “Për dashurinë”, në vitin 2021.

Sipas Vogue, diamanti i çmuar i verdhë 128.54 karatësh që Beyonce ka rreth qafës është vendosur në një zinxhir të gjatë të projektuar me mbi 100 karat diamante. Kjo është gjithashtu hera e parë që diamanti është paraqitur në një fushatë reklamash

Siç njofton People, përveç diamantit kult, diva e muzikës mbante një unazë diamanti të verdhë 22 karat, një unazë diamanti smerald 15.02 karat nga Botsvana dhe një byzylyk prej ari të verdhë dhe rozë 18 karat.

Çifti gjithashtu pozoi para një pikture të paparë Basquiat që u “rimodelua” për t’iu përshtatur ngjyrës blu dalluese të Tiffany.

Diamanti u pa për herë të fundit në publik në ‘Oscars 2019’ kur Lady Gaga e mbajti në tapetin e kuq. Ajo ishte e famshmja e parë që e vuri atë pas Audrey Hepburn, e cila mbante një diamant në fotografitë reklamuese për filmin 1961, “Breakfast at Tiffany’s”.

Charles Lewis Tiffany, themeluesi i Tiffany & Co. kompani, zbuloi diamantin në Afrikën e Jugut më shumë se 140 vjet më parë.



Të ndryshme
Më shumë
“Krejt i kem ka 2-3 milionë”, por Xhavit Haliti ka deklaruar mbi 5 milionë euro vetëm pasuri të paluajtshme28 June 2021
“Më mirë për Tetovën”: Zaev me metoda të regjimit të kaluar po mundohet të pengojë gjithpërfshirjen e qytetarëve në zgjedhje28 July 2021
Rasti Kavala, Erdogan i shpall luftë Sorosit: Turqia nuk është Shqipëria25 October 2021