Nga Vendi
25 August 2021
Çajla, Forina dhe Çegrani pajisen me aparate ventilimi me oksigjen

Banorët e Çajlës, Forinës dhe Çegranit nga sot kanë në ambulantat e fshtrave të tyre aparate ventilimi me okigjen të cilat mund të përdoren edhe në kushte shtëpiake.

Këto aparate janë siguruar nga Fondacionet e këtyre tre fshtrave në Zvicër dhe vijnë në një kohë mjaftë të rëndësishme, pasi të njejtat mund të shfrytëzohen nga pacientë të prekur nga Covid – 19.

Në fshatin Çajlë ka katër pajisje të tilla, prej të cilave njëra do të vendoset te ambulanta e fshatit, kurse tre tjera do të mbeten te Bashkësia Lokale e fshatit dhe do t’u shpërndahen sipas nevojës banorëve për aq kohë sa do t’ju nevojiten.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Çajlë, Sinan Elezi ka falenderuar bashkëatdhetarët për këtë ndihmë që i bëhet vendlindje, sidomos thotë ai, tani kur vendi kalon valën e katër nga pandemia.

Në total janë 29 aparate për ventilim me oksigjen, njëzet nga Fondi i Çegranit për ambulantën e Çegranit dhe Forinës, pesë nga Shoqata e Forinës për për pot ë njejtën ambulantë dhe katër janë Fondacionit të Çajlës. Ato mund të përdoren edhe nga pacientë të cilët vuajnë nga sëmundjet në mushkëri.

Ndërkohë, një mërgimtar nga fshati Vranjofcë, i cili është dhëndër nga fshati Çajlë, kishte siguruar ushqim për 15 familje të cilave u është përkeqësuar situata ekonomike për shkak të krizës financiare shkaktuar nga pandemia.

Që kur ka filluar pandemia, Bashkësia Lokale e fshatit Çajlë në bashkëpunim me mërgatën, ka shpërndarë me mijëra pako ushqimore për familjet nevojate.



Të ndryshme
Më shumë
Adelina Tahiri frikësohet mos po e kap mësyshi (FOTO) 2 July 2020
Mbeten aktive disa vatra të zjarrit në rajonin e Kumanovës 4 August 2021
412 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse28 August 2020