Nga Bota
26 August 2021
Gjarpri i shpresës, në helmin e tij ka një substancë që ndalon riprodhimin e Covid-19

Një gjarpër që jeton në Brazil, Bolivi, Paraguaj dhe në veri të Argjentinës, ka në helmin e tij një substancë që ndalon riprodhimin e Covid-19.

Sipas një studimi të publikuar në revistën “Molecules”, ka ardhur koha që të mendohet për prodhimin e ilaçeve kundër koronavirusit, pasi është vënë re se helmi i gjarprit “yararacusu” ndalon riprodhimin e virusit.

“Kemi identifikuar një substancë që nuk është toksike për qelizat dhe që ndalon riprodhimin e Covid-19”, tha udhëheqësi i studimit, Eduardo Maffud.

Tashmë, sfida e studiuesve është që të gjejnë dozën e saktë të molekulës për zhvillimin e një ilaçi që do të luftojë Covid-19, për të nisur provat në laborator dhe me kafshë.



Të ndryshme
Më shumë
Me këtë stil Ariana duket ndryshe shumë23 June 2021
Familja nga Tetova bëjnë dasëm edhe pse të gjithë rezultuan pozitv me COVID-1910 August 2021
Rezultatet prej rreth 60% të votave të numëruara15 July 2020