Nga Rajoni
27 August 2021
Mërgimtarët rrahin një laborant, donin që testin e Covid-19 ta bënin negativ me dhunë

Një laborant është sulmuar në vendin e tij të punës gjatë ditës së djeshme ( e enjte), në Podujevë. Burrë e grua bënë testin për Covid19, por që rezultatet nuk i morën ashtu siç deshën.

Dyshohet se njëri doli pozitiv e tjetri negativ, dhe kjo bëri që çifti në fjalë të konfrontohet me laborantin i cili edhe iu kumtoi rezultatet.

 Çifti i cili besohet se jeton në një nga shtetet perëndimore, kërkoi me ngulm që edhe testi tjetër të ishte negativ.

Sipas këtij raportimi, laborantët kanë refuzuar një kërkesë të tillë, gjë e cila bëri që çifti në fjalë të acarohej edhe më shumë.

Për më shumë mund ta shihni foton më poshtë.



Të ndryshme
Më shumë
Antonela: Dua meshkuj mbi 40-vjeç, mund të më ngacmoni lirisht20 September 2021
Putin: Vaksina jonë është po aq e besueshme sa kallashnikovi 6 May 2021
Rita Ora shënon një tjetër sukses në karrierë25 June 2020