Nga Vendi
28 August 2021
Ministria e Shëndetësisë: Maqedonia ka përparim më të madh në vaksinim në rajon

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se Maqedonia është lidere në rajon sa i përket qytetarëve që janë vaksinuar të paktën një dozë të vaksinës.

Sipas të dhënave të fundit, nga 5 korriku deri më 24 gusht, numri me të paktën një dozë të vaksinës është rritur për më shumë se 14 për qind, që është përparimi më i madh në krahasim me vendet e rajonit.

Në të njëjtën periudhe, pas Maqedonisë së Veriut vjen Kosova me 10.64, Shqipëria dhe Greqia 8.61% dhe Mali i Zi 8.04%. Rritje ka edhe në Bosnjë me 7.95, ndërsa në Slloveni është 6.9.

Përparim më të vogël ka Serbia, përkatësisht 2.49%, dhe Bullgaria me vetëm 1.66%.

Ndryshe, rritja e numrit të të infektuarve do të thotë mbrojtje më e madhe kolektive, ulje të mundësisë që virusi të shpërndahet dhe të pësojë mutacion. Vaksinat janë të sigurta, thonë nga MSH, dhe paraqesin parandalim nga forma e rëndë e sëmundjes, hopsitalizim dhe vdekje./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Procesi zgjedhor vijon normalisht në Haraçinë, nuk është regjistruar asnjë parregullsi15 July 2020
OBRM-PDUKM: Kërcënime dhe gjuhë të urrejtjes është oferta e Shilegovit31 August 2021
Suedi/ Protesta të dhunshme pas djegies së Kuranit29 August 2020