Nga Vendi
28 August 2021
Bexheti: Tetovës do t’ja kthejmë bardhësinë duke e pastruar nga çdo hije, pas të cilës fshihet llumi dhe zullumi!

Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Flakron Bexheti, ka reaguar pas deklaratës së Zëvendëskryeministrit të Parë, Artan Grubit, në lidhje me deklaratën e dhënë sot në qytetin e Tetovës, ku tha se Tetovës i duhet Teuta Arifi sepse i ka hije Tetovës.

Ja reagimi i plotë i Bexhetit:

Tetovës do t’ja kthejmë bardhësinë duke e pastruar nga çdo hije, pas të cilës fshihet llumi dhe zullumi!

P.S pas 8 viteve Qeverisje te Teuta Arifit, dhe 18 te BDI nivel qëndor, hapet Rruga lidhëse e Bulevardit Bllagoja Toska e cila u hap falë ndihmës finansiare nga ndihma e pakthyeshme e Aeroportit TAV-Maqedoni.

Artan Grubi mbase ka drejt kur thot se Teuta Arifi e ka mbështetjen e gjithë Qeverisë, por e verteta është që qytetarët e Tetovës nuk e patën atë mb?shtetje asnjëherë nga Qeveria!

Thanks TAV!



Të ndryshme
Më shumë
Maqedonia zë vendin e dytë në rajon për numrin e të vdekurve nga Covid 1929 August 2020
Edi Kastrati takon nënën e sakrificës, Ferdonije Qerkezi... 20 October 2021
Kumanovë, 34-vjeçari sulmon fizikisht policen 5 July 2020