Nga Vendi
28 August 2021
Mbi 13 mijë raste aktive me virusin

Dje, në Maqedoninë e Veriut është regjistruar shifra rekorde e viktimave nga Covid-19 në valën e katërt të epidemisë. Gjithsej 36 viktima për 24 orë.

Mes viktimave ishte edhe një 24-vjeçar nga Resnja, i cili u raportua se është infektuar gjatë dasmës së tij të mbajtur më 15 gusht.

Sikurse dje, edhe ditëve paraprake numri i rasteve të reja pozitive të regjistruara gjatë 24 orëve, ka qenë katërshifror.

Kjo ka bërë që edhe numri i rasteve aktive të jetë i lartë. Në bazë të statistikave të djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë, raste aktive në vend janë .

Analizat e MSh treguan se 83% e të infektuarve të rinj nuk janë të vaksinuar, kurse mes të infektuarve ajo përqindje arrin në 89. Vetëm 10% e të vdekurve gjatë muajit gusht kanë qenë të vaksinuar.

E njëjta analizë tregon se për 10 ditë, prej 6 deri më 26 gusht janë infektuar 17.020 qytetarë. Prej tyre, 2.924 persona apo 17% janë vaksinuar në tërësi.

Vdekshmëria te të pavaksinuarit është e lartë në mënyrë drastike. Për tri javë, në territorin e vendit kanë vdekur 276 persona me Kovid-19, 246 viktima nuk kanë qenë të vaksinuar, kurse 30 kanë pranuar vaksinë.

Kanë përfunduar edhe se shënohet rritje rapide e riinfeksioneve me Kovid-19 dhe alarmojnë për nevojën për vaksinim.



Të ndryshme
Më shumë
Gostivar, ndëron jetë çiklisti që u godit mbrëmë nga vetura30 August 2020
Nëna e ish-presidentit Thaçi feston 84-vjetorin e lindjes, deputetja Musliu e viziton në shtëpi 4 August 2021
Trajanov propozon Kuvend me 90 ulëse dhe një njësi zgjedhore30 August 2020