Nga Vendi
29 August 2021
Ali Ahmeti bën thirrje për vaksinim masiv

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në “Facebook” bëri thirrje për vaksinim masiv.

“Të nderuar, unë, bashkë me familjen, u vaksinova që në muajin maj, si mënyra e vetme për tu ballafaquar me virusin vrastar Covid – 19. Çdo ditë pranojmë lajme të rënda nga rrethi më i ngushtë, vetë mbrëmë familjarë të mi ndëruan jetë, vëllau i shokut tim Bekir Asanit bashkë me të vajzën 33 vjeçare, vëllau i mikut tim Nevzatit gjithashtu”, shkruan Ahmeti 

Ahmeti shprehu ngushëllime ndaj të gjithë familjarëve që kanë humbur të afërmit e tyre duke ju bërë thirrje për vaksinim masiv dhe respekti të masave.

“Ju lutem për kujdes, përgjegjësi dhe vetëdije të lartë qytetare, familjare dhe individuale, andaj vaksinohuni dhe mos hezitoni”, u shpreh Ahmeti.



Të ndryshme
Më shumë
28 Viktima dhe 920 raste të reja me COVID – 19 7 September 2021
I quante vaksinat mashtrim, mesazhi para vdekjes i prezantuesit që vdiq nga Covid 9 August 2021
Einxhel i bën një kërkesë Donaldit, ja për çfarë bëhet fjalë13 March 2022