Nga Vendi
30 August 2021
Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë në drejtim perëndimor dhe veriperëndimor.

Temperatura minimale do të jetë nga 9 deri 19 gradë celsius, ndërsa maksimalja nga 24 deri 34 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë i njëjtë, me diell dhe me vranësira mesatare ku temperatura maksimale do të arrijë deri në 28 gradë celsius.

Siç njoftuan më herët nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, nga sot moti do të jetë stabil dhe me diell, ndërsa të mërkurën do të ketë kushte për reshje të shiut. Këto ditë në mëngjes, posaçërisht në pjesët veriore të vendit do të jetë më freskët./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
‘Patriotë leshi’, opinionisti shqiptar thotë se VIP-at shqiptarë kopjojnë Cecën dhe Karleusën 9 August 2021
Zaev vazhdon të pohojë se Milevski ka pasur të drejtë për të dalë nga burgu 7 September 2021
Doris Pack: Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat 2 July 2021