Nga Vendi
30 August 2021
Koalicioni i opozitës shqiptare me VMRO, Ahmeti: Dikur me akuzonin se qeverisja me kriminelët

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një intervistë ekskluzive për ABC News Albania ka folur për situatën politike në Maqedoninë e Veriut.

Ahmeti komentoi edhe koalicionin e opozitarëve shqiptare me VMRO-në, duke theksuar se dikur ai është akuzuar se ka qeverisur me kriminelët, ndërsa i kujton opozitës të mos e harrojnë të kaluarën. Kreu i BDI thotë se partitë e opozitës nuk duhet të bëjnë deklarata ekstreme.

“Ne në vazhdimësi kemi qenë të interesuar që ky partneritet të jetë i shtuar sa më i dendur mes partive politike, pavarësisht se kujt ngjyre i përket. Ne parimisht kemi marrëveshje me Lidhjen Socialdemokrate, një marrëveshje shumë e dobishme për palët. Është interesi i BDI që në ato vende ku nuk mund të fitojmë të mbështesim partnerin , por me marrëveshje lokale. Ne në Shkup nuk mund ta fitojmë kryetarin dhe mbështesim kandidatin  partnerit, ashtu siç nuk mundet që në Tetovë të fitojë partneri. Është një ,marrëveshje parimore, ne jemi me partneritet edhe me parti politike shqiptare. Kemi edhe marrëveshje parimore. Mendoj që kjo është një zgjidhje e mirë.

Sa i takon partive opozitare mirë është që ato komunikojnë, por të kaluarën mos e harrojnë. Gati dhjetë vite më kanë lodhur mua, por e kanë lodhur dhe popullatën sesi unë bashkëpunoj dhe bashkëqeveris me kriminelë siç është partia e VMRO-së, kështu që bëjnë mirë le të jetë kjo një shkollë që politika ditore të mos merren me deklarata dhe prononcime aq ekstreme që i kanë bërë tash e para dhjetë vitesh. Për interesa të politikave ditore ti tani kriminelët me të cilët isha unë ti sot i bën miq, unë nuk kam dhënë asnjë hapësirë të akuzoj parti politike dhe as drejtues për kriminalitet që të përfitoj për politikat ditore. Do përpiqem të jem i hapur. Të denoncoj të keqen sepse kështu mund të kemi një shoqëri të shëndoshë,” tha Ahmeti.



Të ndryshme
Më shumë
“Se keni provuar t’ju vrasin nënën në sy”, Stresi reagon koncertin ku do të këndojë Bregoviç 9 August 2021
Partia islamike në Bosnje – një “eksperiment ndoshta i rrezikshëm” 6 July 2021
Dashuria nuk është shuar! Nora dhe Roberti rindërtojnë martesën 2 vite pas divorcit të bujshëm17 August 2021