Nga Vendi
30 August 2021
Në vendkalimin kufitar Evzoni zbulohen 90 kilogram kanabis në kamionin nga Maqedonia

Siç raporton MIA, me ndihmën e qenve dhe pjesëtarëve të Shërbimit të pavarur për të hyra publike të Greqisë, në vendkalimin kufitar Evzoni, në Kamion që në Greqi ka hyrë nga Maqedonia e Veriut janë zbuluar 90.5 kilogram kanabis.

Kanabisi, sipas mediave greke, ka qenë i paketuar në 88 paketa të fshehura në gomat rezervë nën kamion.

Shoferi i kamionit është arrestuar dhe ndaj tij do të niset procedurë penale./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Richard Grenell publikon foto me partnerin e tij, promovon bregdetin shqiptar 6 August 2021
Varianti Delta, bie efektiviteti i vaksinave pas 3 muajsh19 August 2021
Ministria e Jashtme reagon ndaj UEFA-s për “Maqedonasit e Veriut” 5 July 2021