Nga Bota
31 August 2021
Mbi 85 miliardë dollarë pajisje ushtarake në duart e talebanëve: Kanë më shumë helikopterë ‘Black Hawk’ se 85% e vendeve të botës

Luftëtarët talebanë kanë konfiskuar pajisje ushtarake me vlerë 62 miliardë paund nga forcat perëndimore, përfshirë helikopterë dhe automjete të blinduara të nivelit të lartë.

Një sasi e jashtëzakonshme e inventarit ushtarak amerikan është tani në duart e grupit terrorist.

Talebanët tani kanë qasje në pajisje me vlerë miliarda paund, përfshirë pajisje identifikimi e gjurmimi, që mund t’i ndihmojnë ata në mënyrë alarmante të identifikojnë afganët që ndihmuan forcat e koalicionit – shumë prej të cilëve mbeten të bllokuar në Kabul.

Sipas kongresmenit republikan amerikan Jim Banks – i cili shërbeu në Afganistan si oficer i ngarkuar me furnizimin me armë – grupi tani ka “më shumë helikopterë Black Hawk se 85 përqind e vendeve në botë”.

“Për shkak të neglizhencës së kësaj administrate, talebanët tani kanë qasje në 85 miliardë dollarë pajisje ushtarake. Në mënyrë të pabesueshme dhe të pakuptueshme për mua dhe për shumë të tjerë, talebanët tani kanë qasje në pajisje biometrike”, tha ai.

Me rreth 85,000 ushtarë, talebanët arritën të marrin vendin, ndërsa ushtria afgane prej 300 mijë trupash ra si një “kala rëre”.

Militantët talebanë kanë tani në duar mbi qindra avionë dhe helikopterë taktikë, dhjetëra mijëra automjete të blinduara, si dhe qindra mijëra armë.

Ata gjithashtu kanë vjedhur edhe veshje ushtarake, çizme luftarake dhe uniforma kamuflazhi.

Jake Sullivan, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA, pranoi se ai nuk ka një “pamje të plotë” se sa inventar ushtarak mund të jetë tani në arsenalin e talebanëve.



Të ndryshme
Më shumë
Për çka vuan Adriana Matoshi?23 June 2021
Fjolla Morina tërheqëse në fotot e fundit, e krahasojnë me Kim Kardashian 9 July 2021
Beniada e Big Brother: Për 100.000 euro vrapoj nudo nëpër Tiranë26 October 2021