Nga Vendi
31 August 2021
Grubi ironizon me opozitën: I uroj suksese “koalicionit 27”

Sekretari Organizativ i BDI-së, Artan Grubi në një dalje për media u pyet edhe për bashkëpunimin mes VMRO-DPMNE-së dhe ASH-AAA. Grubi thotë se me padurim pret që ta shohë marrëveshjen mes VMRO-së dhe ASH-AAA, duke e quajtur këtë si “koalicioni 27”, transmeton TV21.

“Në rrjetet sociale e quajta si “koalicioni 27”, pasi që u arrit më 27 të këtij muaji dhe nga ana tjetër 27 një datë famëkeqe. Votuesit e Aleancës për Shqiptarët me të gjithë entuziazmin do të votojnë për Nikolla Gruevskin, Hrisitjan Mickoskin dhe po njëjtë edhe votuesit e VMRO-DPMNE-së me të gjithë entuziazmin do të votojnë për Ziadin Selën në të gjitha komunat ku do të garojnë. Pres ta publikojnë marrëveshjen dhe t’i shohim reaksionet e para të votuesve të tyre, për shkak se shohim se reaksionet e para në rrjetet sociale nuk janë shumë entuziaste për shkak të arritjes së “koalicionit 27”, tha Artan Grubi.

/?V21



Të ndryshme
Më shumë
LSDM-ja do ta pranojë rezolutën e OBRM-PDUKM-së për negociatat me Bullgarinë 5 July 2021
Kërçova kërkon mësim online për shkak të gjendjes me Covid-1931 August 2021
Fantazia serbe për largimin e SHBA-ve nga Kosova 2 September 2021