Nga Bota
31 August 2021
Një tigër i merr jetën një vajze pasi dikush e la të lirë të dalë nga kafazi

Tmerr për një vajzë në një kopsht zoologjik të Amerikës së Jugut pasi vdiq tragjikisht e sulmuar nga një tigër që doli nga kafazi i lënë hapur nga dikush prej stafit përkujdesës.

Tragjedia e tmerrshme ndodhi fundjavën e kaluar në një park safari në Kili ku viktima punonte si sanitare.

Sipas autoriteteve lokale, vajza 21-vjeçare, Catalina Ibarra që shikoni në foto, ishte ngarkuar të pastronte rrethimin para kafazit të tigrit kur ndodhi aksidenti.

21-vjeçarja kishte shkuar në zonë për të kryer detyrën, por dikush e kishte harruar derën e kafazit të hapur, kështu që tigri u hodh jashtë dhe e sulmoi, duke e vrarë atë.

Sipas raportit të ekzaminuesit mjekësor, gruaja u kafshua në qafë nga tigri dhe vdiq praktikisht në vend.

Një hetim mbi vdekjen tragjike të Catalina u hap menjëherë për të konstatuar dinamikën e saktë të fakteve dhe çdo dështim të sistemeve të sigurisë të kopshtit zoologjik safari të Rancagua, në qytetin kilian me të njëjtin emër.

Sipas asaj që u konfirmua nga e njëjta strukturë, asnjë nga detyrat e 21-vjeçares nuk përfshinte kontakt të drejtpërdrejtë me ndonjë prej kafshëve, kështu që pastrimi duhej të bëhej me tigrin e mbyllur në kafaz, shkruan Noa.

I pushtuar nga polemikat mbi një vdekje sa të tmerrshme aq edhe absurde dhe i akuzuar për neglizhencë, drejtori administrativ i parkut tha se një grup punëtorësh nga ky kopsht zoologjik kishin hapur me qëllim kafazin e tigrave në kundërshtim me protokollin, duke e lënë atë të hapur.

Një koleg i 21-vjeçares tha se punonjësit e tjerë e dinin, por askush nuk e kishte paralajmëruar vajzën e re se ishte zakon i disa rojeve të linin kafazin e tigrit hapur dhe se duhej mbyllur para pastrimit.

Për momentin, tigri që vrau Catalina nuk është eutanizuar, por fati i tij mund të vuloset si i tillë.



Të ndryshme
Më shumë
Andin Hoti i përgjigjet Velko Odaloviqit: Dëshira për masakra është ende në gjakun tuaj!17 August 2021
Arrestohet sepse u ankua për motin29 June 2021
Xhaferi në takim me Shentop: RMV dhe Turqia ndajnë vlera të përbashkëta për paqen dhe stabilitetin në rajon23 June 2021