Nga Bota
1 September 2021
Biden paralajmëron ISIS-K: Nuk kemi mbaruar ende me ju

Në një konferencë për shtyp, Presidenti Biden u zotua të vazhdojë të luftojë terrorizmin në të gjithë globin dhe paralajmëroi ISIS-K.

“Për ISIS-K, ne nuk kemi mbaruar ende me ju,” tha kreu i Shtëpisë së Bardhë, teksa tha se do të ndjekin një “strategji të ashpër, të pafalshme, dhe precize” për sulmin e së enjtes së kaluar që vrau 13 pjesëtarë të shërbimit amerikan.

Biden tha gjithashtu se kërcënimi terrorist ka kaluar nga Afganistani në të gjithë globin, duke shtuar se “kërcënimi nga terrorizmi vazhdon, por ai ka ndryshuar. Strategjia jonë gjithashtu duhet të ndryshojë.”

Presidenti gjithashtu pranoi se sfidat e reja në të gjithë globin përfshijnë ato të paraqitura nga Kina dhe Rusia duke thënë se nuk ka asgjë që të dy kombet “do të preferonin dhe do të donin më shumë në këtë garë sesa që Shtetet e Bashkuara të mbyten në një dekadë tjetër në Afganistan”.



Të ndryshme
Më shumë
KSHZ-ja shfuqizon vendimin e saj, fletëvotimet pa vulë s’do të jenë te vlefshme27 October 2021
Bytyqi: Janë realizuar mbi 70% të projekteve komunale23 July 2021
Wi-Fi po merr përditësimin më të madh në 20 vitet e fundit15 May 2020