Nga Vendi
1 September 2021
Arsovski: Gjithçka është gati për fillimin e regjistrimit

Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski tha se gjithçka është gati për regjistrimi i cili duhet të fillojë më 5 shtator.

Në konferencën e rregullt për shtyp, Arsovski tha se në të gjitha komisionet e 50 rajoneve regjistruese kanë përfunduar trajnimet për regjistrues dhe instruktorë.

“Deri të dielën, kur në ora 8 regjistruesit do të dalin në terren, do të bëjnë trajnime shtesë. Deri të dielën, çdo regjistrues, bashkërisht me instruktorin rajonal do të bëjë edhe plan se si do të lëvizet me qëllim që çdo objekt dhe çdo amvisëri të përfshihet”, tha Arsovski.

Ndryshe, regjistrimi do të fillojë më 5 shtator dhe do të zgjasë deri në shtator./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Mbi 220 mijë persona të vaksinuar me dozën e dytë në Maqedoninë e Veriut 3 July 2021
Deklaratë kundërthënëse e komikes amerikane për Donald Trampin28 May 2020
“Memli Krasniqi do të jetë Edi Rama i PDK-së” 5 July 2021