Nga Vendi
1 September 2021
Ahmeti publikon shkollën në Reçicë të Vogël, uron fillimvitin shkollor

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka publikuar fotografi nga shkolla e re në Reçicë të Vogël -Tetovë.

Me këtë fotografi, ka zgjedhur të urojë nxënësit dhe mësuesit për fillimin e vitit shkollor.

“Urime për të gjithë nxënësit fillimi i vitit të ri shkollor. Mësimdhënësve ju dëshiroj punë të mbarë në dhënien e dijes tek gjeneratat e reja e veçanërisht tek shkollarët. Ata janë drita e të ardhmes, ndërsa profesioni juaj të dashur mësimdhënës është i shenjtë dhe me shumë vlerë. T’i vlerësojmë lartë, t’i mësojmë dhe t’i përgatisim për jetë nxënësit sepse vetëm kështu do të kemi një të ardhme të ndritur. Suksese dhe ju priftë e mbara”, shkroi Ahmeti në “Facebook”.



Të ndryshme
Më shumë
ESHS shpall konkurs për paraqitjen e kandidatëve për regjistrim23 February 2021
Bora Zemani tregon se a do të jetë sërish pjesë e “Për’puthen”27 August 2021
Dashtevski: Në 11 vendvotime ka pasur ndërprerje të votimit, 6 do të votojnë në mënyrë klasike17 October 2021