Nga Rajoni
2 September 2021
Edi Rama prezanton përbërjen e kabinetit të ri qeveritar – këta janë emrat e ministrave

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prezantuar përbërjen e re të kabineti qeveritar që do ta drejtoj në mandatin e tretë të Qeverisë.

Në krye të kabinetit do të jetë vetë Rama, ku zëvendës do ta ketë Arben Ahmetaj.

Lindita Nikolla do të jetë kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, që zëvendëson Gramoz Ruqin.

Kjo është përbërja e kabinetit të ri të Qeverisë Rama:
– Edi Rama, kryeministër
– Arben Ahmetaj, zëvendëskryeministër
– Olta Xhakça, ministër për Evropën dhe Punëve të Jashtme
– Niko Peleshi, ministër i Mbrojtjes
– Ulsi Manja, ministër i Drejtësisë
– Bledi Çuçi, ministër i Punëve të Brendshme
– Delina Ibrahimi, ministre e Financave
– Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
– Ogerta Manastrilliu, ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
– Evis Kushi, ministre e Sportit
– Frida Krifta, ministre e Bujqësisë
– Mirela Kumbaro, ministre e Turizmit
– Elva Margariti, ministre e Kulturës
– Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
– Edona Bilalli, ministre për Mbrojtjen e Ndërmarrësisë
– Bora Buzhaqi, ministre për Rininë dhe Fëmijët
– Milva Ikonomi, ministre për Standardet dhe Shërbimet

Kujtojmë se Rama kishte fituar për herë të tretë mandatin për ta qeverisur vendin, pas zgjedhjeve të mbajtura më 25 prill. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni, taksistët të prekur nga shtrenjtimi i naftës28 October 2021
Maqedoni, mbi 11 mijë vaksina të aplikuara brenda 24 orëve27 August 2021
Rritje e ndjeshme e çmimeve të derivateve të naftës në Maqedoni 3 August 2021