ShowBiz
3 September 2021
Muçiqi për foton e tij me uniformë të UÇK-së: Mburrem që e kam

Këngëtari i njohur Afrim Muçiqi, ka folur për një foto të tij që qarkullon nëpër rrjete sociale ku ai është i veshur me uniformë të UÇK-së.

Ai ka thënë se kushdo që i duket për të ofenduar në këtë foto, tregon kulturën e tij familjare dhe se ai mburret që ka foto me këtë uniformë. Ai ka shtuar se kjo foto ishte bërë në një përvjetor të çlirimit të Kosovës.

“Është një foto ku mburrem që e kam këtë uniformë në shtëpinë time. Këtë foto e kam bërë për një përvjetor të çlirimit të Kosovës. Mburrem që e kam pasur veshur live. Pastaj i kam parë duke thënë se Afrim Muciqi lëshon Kosovën pasi nuk lejohen dasmat. Unë nuk e kam lëshuar Kosovën në kohë të okupatorit e jo më tani. Këtu e shoh kulturën personale dhe familjare të disa njerëzve që u ka ra në dorë ky Facebook e Instagram. Nuk dua të më duan të gjithë. Por së paku të kemi pak kulturë”, ka thënë ai në emisionin Natë Vere.



Të ndryshme
Më shumë
Shkup: Kontejnerë të posaçëm për hedhjen e mbetjeve organike të kurbaneve19 July 2021
Duda Balje: Nuk jam më e ëmbël se dudi, por aty afër15 June 2021
Dua Lipa bën daljen e parë publike me vjehrrën e saj22 September 2021