Nga Vendi
7 September 2021
Gostivari me gati 1.000 raste aktive me coronavirus

Gjatë ditëve të fundit në Gostivar dhe rrethinë janë regjistruar më shumë të shëruar se sa raste të reja me çka ra numri i rasteve aktive.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Gostivar ka 992 raste aktive, ndërsa para Gostivarit janë Shkupi me 6.202 raste aktive dhe Tetova me 1.786.

Vdekshmëria nga virusi COVID-19 mbetet alarmuese. Në pesë ditët e fundit në rajonin e Gostivarit janë regjistruar 15 të vdekur, ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i rrit në 330. Gjithsej 7.769 persona janë diagnostifikuar me coronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Nxënësit e shkollave të mesme mbesin online edhe për një javë, ndërsa për vazhdimin e kësaj mase do të vendosë Komisioni për Sëmundje Ngjitëse./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Ahmeti brifing me gazetarët13 August 2020
Adriana Matoshi bën thirrje për vaksinim: Unë jam vaksinuar dhe i besoj mjekësisë e jo fjalëve të njerëzve31 August 2021
Morena i kushton vargje vetvetes16 March 2022