Nga Vendi
7 September 2021
Mariçiq: Pesë gjykata do të përfshihen në fazën e parë të digjitalizimit të gjyqësisë

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq sot përmes me video mbajti fjalim në ngjarjen e organizuar nga EPI me temën “Digjintalizimi i gjyqësisë – erë e re e reformave në sistemin gjyqësor të Maqedonisë”.

Ministri theksoi se si ministri me vetëdije ose jo, po ballafaqohen me ndryshime të mëdha që i solli digjitalizimi.

“Duke ndjekur ndryshimet në mënyrën në të cilën jetojmë, shfaqet edhe nevoja që edhe shoqëria jonë të ketë transformim digjital. Kyu digjitalizim ngadalë ngadalë do të kapë çdo pore të shoqërisë pa përjashtim. Ndryshimi i teknologjive informatike dhe komunikuese si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror kontribuoi në cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe me këtë u përmirësua marrëdhënia me qytetarët dhe institucionet shtetërore”, tha Mariçiq.

Sipas tij, në këtë periudhë të rëndë të pandemisë, u bë e qartë se transformimi digjital nuk është vetëm dëshirë por edhe e domosdoshme për sektor publik efikas dhe funksional.

“Vetëm gjyqësia e pavarur mund të jetë garanci për demokracinë dhe sundimin e së drejtës. Për këtë shkak si Qeveri dhe ministri dëshmuan vullnet politik, angazhim për reformim të sistemit të gjyqësisë dhe dëshirë për ta kthyer besimin e qytetarëve ndaj institucioneve shtetërore. Kemi punuar në realizimin e qëllimeve që i kemi vendosu dhe rezultetet sigurisht që nuk do të mungojnë. Digjitalizimi në të cilin jemi të fokusuar do të kontribuojë në rritjen e transparencës në gjykata, rritjen e efikasitetit dhe mundësimin e qasjes më të lehtë dhe më të thjeshtë në drejtësi dhe shërbime”, tha ministri Mariçiq./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Merkel kërkoi karrige gjatë momentit të himnit, ja arsyeja, Serbia merr vendimin për takimin14 September 2021
Pendarovski: Për momentin nuk ka ndonjë indikator se zjarri është shkaktuar me qëllim 9 September 2021
Grubi: Opozita le t’i rrij “gatitu” himnit të VMRO-së, se ata “SUN RRIN ME NEVE” 7 October 2021