Nga Rajoni
7 September 2021
Polonia do t’i dhurojë Kosovës 100 mijë doza të vaksinës Pfizer

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se Polonia do të dhurojë 100 mijë doza të vaksinës Pfizer për Kosovën.

Osmani përmes një postimi në Twitter, ka falënderuar shtetin e Polonisë për këtë ndihmë.

“Për më tepër, sot u informova nga autoritetet polake se ata do të dhurojnë 100 mijë vaksina Pfizer për Kosovën. Faleminderit Polonisë dhe të gjithë aleatëve tanë që na qëndruan pranë në këtë kohë të vështirë për shkak të pandemisë”, ka shkruar Osmani. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria greke ofron 150 euro për të rinjtë që do të vaksinohen29 June 2021
Megan e Kourtney “e kallin rrjetin” me fotot e fundit28 September 2021
Ahmeti: Fitorja është e të gjithë qytetarëve18 October 2021