Nga Vendi
7 September 2021
Pendarovski: Imunizimi është faktor kyç për dalje nga kriza

“Padyshim se imunizimi është faktori kyç për të dalë nga kriza dhe ky proces nuk duhet të ngadalësohet dhe të ketë distribuim të pa baraspeshuar të vaksinave”.

Këtë e tha sot presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, në fjalimin e tij në konferencën e parë vjetore “Forumi ekonomik dhe financiar i Shkupit”, i organizuar nga Ministria e Financave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fjalimin e tij, përveç dëmeve mbi ekonominë nga pandemia, Pendarovski i përmendi edhe dëmet e shkaktuara në stabilitetin politik dhe besimin mbi institucionet.

Ai tha se shtetet duhet të jenë të bashkuar në këtë sfidë globale.

“Ndryshe nga viti i kaluar, parashikimi i përgjithshëm ekonomik është përmirësuar, megjithëse rimëkëmbja, siç pritej, është e ngadaltë”, tha presidenti Pendarovski.

Ai gjithashtu iu referua ekonomisë sonë, e cila tha se nuk bën përjashtim nga tendencat botërore dhe vuri në dukje masat e marra, që synojnë minimizimin e humbjeve në ekonomi dhe ndihmën e sektorëve më të cenueshëm./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Me vite të tëra jashtë funksionit, aeroplanët e Maqedonisë për shuarjen e zjarreve pritet të servisohen25 October 2021
Osmani në takim me Çavushogllun: RMV dhe Turqia janë të lidhura me të njëjtat vlera18 June 2021
“Kjo tragjedi na preu rrugën”, Deva Tours del me komunikatë pas tragjedisë së djeshme26 July 2021