Nga Rajoni
5 July 2020
Kosovë, 152 raste të reja me koronavirus

 

Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftojnë se gjatë datës 05 korrik 2020, janë realizuar gjithsej 324 teste për Covid-19, prej të cilëve rezultojnë 152 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive 3.508 raste nga 25.245 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 75 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

Sot janë shëruar 28 pacientë duke çuar totalin në 1.902 raste, kurse raste aktive 1.531.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 57 raste, komuna e Prizrenit 16 raste, komuna e Fushë Kosovës 11 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Mitrovicës 8 raste, komuna e Gjilanit 7 raste, komuna e Drenasit 5 raste, komuna e Gjakovës 5 raste, komuna e Skenderajt 5 raste, komuna e Kaçanikut 3 raste, komuna e Lipjanit 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Pejës 3 raste, komuna e Rahovecit 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna e Malishevës 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste, komuna e Vitisë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Graçanicë, Klinë, Mamushë, Shtime dhe Zubin Potok.



Të ndryshme
Më shumë
KSHZ: Jehona e votuesve deri në ora 19:00 është 45.77 për qind15 July 2020
Era Istrefi në një lidhje me Julian Perreta? Këto imazhe zbulojnë të vërtetën (FOTO)12 September 2020
Shkup: Shumë kalkulime për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale22 October 2021