Nga Vendi
7 September 2021
Bekteshi: Rimëkëmbja dhe rritja ekonomike është prioritet i yni, mbështesim kompanitë që investojnë edhe në kushte krize

Sot, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me Presidentin Stevo Pendarovski,
zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, koordinimin e departamenteve ekonomike dhe
investimeve Fatmir Bytyqi, Kryetarin e Shkupit Petre Shilegov, Ministrin Besimi, Nuredini dhe
kolegë të tjerë, përfaqësues të vendeve të ndryshme, përfaqësues të sektorit të biznesit vendor
mori pjesë në konferencën e parë vjetore të organizuar nga Ministria e Financave në kuadër të
Forumit Ekonomiko-Financiar mbi "Rimëkëmbjen ekonomike dhe rritjen pas Covid".
Ministri Bekteshi theksoi se në këtë kohë krize është shumë e rëndësishme të organizohen
ngjarje të tilla ku të gjitha pasojat për ekonominë mund të diskutohen hapur. Në pjesën e parë
të panelit, Bekteshi shpjegoi planet për të inkurajuar investimet në sektorin energjetik.
"Si Qeveri, po punojmë sa më shumë për një rikuperim të shpejtë dhe të suksesshëm, por edhe
për plotësimin e nevojave të qytetarëve dhe komunitetit të biznesit, të cilat në kushte të tilla
krize janë edhe më të rëndësishme për ne. Ministria e Ekonomisë në sektorin energjetik tashmë
ka gjetur reforma të mëdha të harmonizuara me legjislacionin e "AKI-së ", me legjislacionin dhe
direktivat e BE –së. Krizat nënkuptojnë mundësi veçanërisht për vendet në zhvillim, kështu që
gjetëm disa mundësi të përfshirë drejtpërdrejt me sektori privat për të stimuluar investime të
reja veçanërisht qendrat fotovoltaike dhe kështu me radhë, tha Bekteshi.
Bekteshi më tej në panel theksoi se sektori energjetik së është një sektor shumë i rëndësishëm
dhe se Maqedonia e Veriut do bëhet një vend tranzit përsa i përket transportit të gazit natyror.
"Deri në fund të vitit në vendin tonë do të kemi mundësinë të kemi më shumë se njëqind e
tridhjetë megavat energji fotovoltaike, e cila ishte mjaft e kufizuar nga modeli tarifor i
mëparshëm jo më shumë se tetëmbëdhjetë megavat kapacitet duke pasur parasysh se
Maqedonia e Veriut ka një kapacitet të madh në këtë sektor kështu që ne po përdorim të gjithë
kapacitetin tonë. Maqedonia e Veriut do bëhet një vend tranzit përsa i përket transportit të
gazit natyror jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por ne shpresojmë në të ardhmen e afërt edhe
përtej kufijve të Ballkanit Perëndimor. Kemi miratuar Ligjin e ri për efikasitet energjetik,
strategjinë për ambient jetësor së bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe parashikuam disa masa
në lidhje me cilësinë e ndërtimit me qëllim të zvogëlimit të konsumit të energjisë elektrike në
Maqedoninë e Veriut dhe besojmë se me këtë ne mund të arrijmë qëllimin e transformimit të
Sektori i Koordinimit të
aktiviteteve të ministrit

sektorit energjetik deri në vitin 2027, i cili është në përputhje me agjendën e Qeverisë, por edhe
me agjendën e Bashkimit Evropian."
Ministri Bekteshi potencoi se pandemia kishte ndikim negativ në turizëm, por njëkohësisht ky
sektor ishte më i mbështeturi nga Qeveria.
"Turizmi me të vërtetë ka pësuar, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në nivel global,
por është e rëndësishme të nënvizohet se së bashku me Odat Ekonomike dhe të gjithë palët e
përfshira në Maqedoni, duke marrë parasysh të gjitha masat dhe pakot ekonomike që kemi
siguruar për të mbështetur ekonominë se turizmi ishte sektori më i mbështetur në Maqedoninë
e Veriut, edhe për një vend që ka kapacitet të kufizuar sa i përket tërheqjes së turistëve.
Po punojmë në disa segmente në turizëm në mënyrë që të përmirësojmë së pari
infrastrukturën, të zgjerojmë ofertën sa i përket fluturimeve, të kemi më shumë tur- operatorë,
kështu që nuk kemi një qasje kombëtare për zhvillimin e turizmit, por duam të kemi një qasje
rajonale duke pasur parasysh se ne vend i vogël, komunikojmë me fqinjët tanë në mënyrë që të
kemi një ofertë të përbashkët veçanërisht për vendet e largëta. Kemi mësuar shumë nga
pandemia kur është fjala për digjitalizimin në sektorin e turizmit jo vetëm në aspektin e
promovimit, por edhe ofrimit të shërbimeve më të mira për turistët në mënyrë që të kenë një
pamje më të mirë për Maqedoninë dhe të gjithë rajonin, tha Bekteshi.
Bekteshi theksoi se i kemi përmbushur të gjitha kriteret për sa i përket marrjes së vulës së
sigurisë se Maqedonia e Veriut pra është në hartën e vendeve të sigurta për periudhën post-
covid, e cila është shumë e rëndësishme për tërheqjen e turistëve.



Të ndryshme
Më shumë
119 raste të reja më Kovid-19, katër viktima dhe 89 të shëruar30 July 2020
Miratohet rebalanci i buxhetit të Maqedonisë, deficiti do të jetë 8.4 përqind 5 October 2020
Një befasi e mirë te Chlesea, Ziyech shfaqet në stërvitje me klubin11 July 2020