Nga Rajoni
7 September 2021
Serbia paralajmëron kundërpërgjigje nëse Kosova fillon kampanjën për njohje dhe anëtarësime

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Nemanja Staroviq ka thënë se Serbia është plotësisht e angazhuar për të respektuar Marrëveshjen e Uashingtonit dhe nuk do të heq dorë e para nga moratoriumi për të suspenduar kampanjën e njohjeve, por do të reagojë seriozisht dhe me vendosmëri ndaj lëvizjeve të Kosovës dhe lobuesve të saj.

Staroviq ka thënë se Serbia është në komunikim me një numër shtetesh që janë të gatshmë të ndryshojnë vendimin dhe të tërheqin njohjen e Kosovës, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se Beogradi është i gatshëm të përgjigjet me vendosmëri nëse Kosova lanson aktivisht kampanjën për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe nëse kërkon anëtarësim në organizatat ndërkombëtare pasi moratoriumi një vjeçar ka kaluar.



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski: Për zjarrin në Tetovë duhet të ketë përgjegjësi16 September 2021
E dhunoi kunati i Niko Peleshit, ja dëshmia e plotë e Gjergji Thimios20 July 2020
Motra e 18-vjeçares që vdiq në aksidentin tragjik me shkrim prekës: A pate shumë dhimbje shpirti jem?27 July 2021