Nga Vendi
9 September 2021
“Atje ku shkel shqiptari, nuk rritet bari”- gjuhë e urrejtjes kundër shqiptarëve në natën e fatkeqësisë në Tetovë

Në rrjetet sociale po shpërndahet një fotografi në të cilën është kapur një koment i një personi me emrin Gjorge Uzunov i cili në mënyrë të neveritshme nxit urrejtje ndaj shqiptarëve në këtë natë të kësaj fatkeqësie të madhe që kaploi qytetin e Tetovës, informon Gazeta Populli.

Ai në një video në të cilën shifet spitali modular në Tetovë i përfshirë nga flakët, ka shkruar: “Atje ku shkel shqiptari, nuk rritet bari” duke u tallur kështu me fatkeqësinë që goditi Tetovarët mbrëmjen e sotme.

Ftojmë institucionet përkatëse që të marrin masa dhe të ndëshkohet personi në fjalë./Gazetapopulli.net



Të ndryshme
Më shumë
Lëvizja BESA garon me 11 kandidatë dhe me 22 lista këshilltarësh13 September 2021
Vuçiq paralajmëron protesta të reja 1 October 2021
Pas lirimit nga paraburgimi, Fjolla Morina ndahet nga Fisnik Syla?27 September 2021