Nga Vendi
6 July 2020
Anulohet gjykimi për rastin “Monstra”, seanca e radhës më 26 gusht

Gjykimi për rastin “Monstra” vazhdon më 26 gusht të këtij viti, pasi seanca e sotme u anulua për shkak të mungesës së paralajmëruar të prokurorit publik kompetent.

“Për shkak të interesimit të mediave dhe organizatave joqeveritare të cilat e ndjekin debatin për “Monstrën” e informojmë opinionin se për shkak të mungesës së paralajmëruar të prokurorit kompetent, debati i caktuar për më 06.07.2020 anulohet. Debati i ardhshëm i radhës është caktuar për më 26.08.2020 në orën 10:00 për çka tashmë janë informuar palët në procedurë”, informojnë nga Gjykata Themelore Penale-Shkup.

Procesin gjyqësor e udhëheqë gjykatësi Ognen Stavrev ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.



Të ndryshme
Më shumë
Capital T do t’i paguajë të gjitha shpenzimet financiare për funeralit e kamarierit që u vra mbrëmë në Velipojë28 June 2021
Arrestohet një person në Shkup i dënuar për vrasje 9 July 2021
Nëna ndalon vjehrrën ta shohë nipin pasi e ktheu në shtëpi të djegur nga dielli16 June 2021