Nga Rajoni
9 September 2021
Edi Rama paralajmëron sërish studentët: Kush s’vaksinohet nuk mund t’i ndjek mësimet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar sërish studentët për t’u vaksinuar, përndryshe nuk do t’u lejohet të hyjnë për t’i ndjekur mësimet.

Rama thekson se kjo masë vlen dhe për mësuesit e pedagogët.

“Studentët që nuk vaksinohen nuk do të hyjnë në auditore. Në auditore hyjnë vetëm ata që vaksinohen. Të tjerët të marrin përsipër përgjegjësitë, të bëjnë mësim online. E njëjta gjë vlen për mësuesit dhe për pedagogët. Nuk ka hyrje në auditor pa vaksinë”, tha Rama.

Të pranishme në qendrën shëndetësore ishin ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino.

Ditën e djeshme, Manastirliu bëri të ditur se me fillimin e vitit akademik do të ngrihen struktura të posaçme në universitete dhe fakultete për të vazhduar vijuar procesin e vaksinimit për studentët dhe pedagogët. /Ora News/



Të ndryshme
Më shumë
Edhe sot tollovi para sporteleve të MPB-së për dokumente personale29 June 2021
Imami kosovar që i largoi fotot e Rugovës e Skënderbeut: Aty ku ka fotografi, nuk hyjnë melaqet10 August 2021
Filipçe thotë se ka rënie të rasteve31 August 2021